ShowBizzz

Gentian Zenelaj nuk pranoi të merrte pjesë në filmin e Luizit. Ja cila ishte arsyeja

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.

“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”

Pastaj, shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.

“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, – përfundoi ai.