Çifti Sara dhe Bardhi duket se po e shijojnë shumë romancën e tyre të dashurisë kohët e fundit.
Duke qenë se çifti u njohën brenda shtëpisë së “BB3” ata kaluan një periudhë jo mjaft të lehtë psikologjike.
Sara ka qenë e sulmuar nga publiku si nga deklarata që ka bërë babai i saj i ndjerë por edhe nga lidhja që ka pasur me Endrik Bebën 10 vite më parë dhe boksierin Jurgen Uldedaj, ndërsa më pas u aludua se ish-missi ka qenë e lidhur edhe me disa meshkuj të tjerë.
Në një postim që ka bërë ajo ditët e sotme në InstaStory duket mjaftë e dashuruar me këngëtarin. Duke e kapur nga faqet Bardhin nga ajo shkruan “E hëngra” në formë përkëdhelie, ndërkohë që po shijon pushimet dhe shtatëzaninë.
Kujtojmë që Bardhi ka shprehur mbështetje publike ndaj Sarës në çdo moment që ajo është sulmuar dhe i ka ndenjur gjithmonë pranë.
Çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, dhe e vogla e tyre është vajzë.