Mjeku popullor Ylli Merja i cili shpesh jep kura me bimë dhe produkte medicinale natyrale për sëmundje apo kujdes ndaj shëndetit, ka treguar një përzierje që lidhet me problemin më kryesor që hasin vajzat dhe gratë.
Merja ka zbuluar se vetëm me tre produkte si kripa, speci djegës dhe uthulla e mollës, do t’i thoni një herë e mirë stop celulitit.
“Uthll, spec djegës, 1 lugë çaji kripë, e lemë të pushojë dy ditë dhe mund ta përdorim. E tundim mirë para se ta përdorim dy ose tre herë në ditë, lyheni trupin dhe mbështilluni me pelikul. Nuk ndodh kurrë që kjo përzierje të shkaktojë alergji sepse sidomos uthulla e mollës së egër është e mrekullueshme. Vetëm se lëkura bëhet pak e skuqur dhe fillon të shkrihen topthat e dhjamit. Lëkura fillon e bëhet pak më fëmijërore”, u shpreh mjeku popullor.