Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po shijojnë pushimet e para bashkë.
Çifti, i krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si destinacion ka zgjedhur Turqinë.
Ata kanë bërë të ditur se ndodhen në Bodrum, në pushimet e para pas mbarimit të këtij reality shou.
Dyshja kanë vazhduar të argëtohen e të shijojnë më shumë romancën në privatësi.
Edhe pse nuk iu besua lidhja e tyre dhe u tha se e kanë bërë vetëm për lojë, e kanë dëshmuar tashmë këtë me prezencën e njëri-tjetrit në çdo hap.
ks