ShowBizzz

Më gjumashi, më qejfliu, më i pabinduri…Elsaid Hysaj zbulon gjithçka për shokët e Kombëtares!

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare Elsaid Hysaj ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në programin sportiv ‘Kampionët’ në Tv Klan. Moderatorja i drejtoi disa pyetje pikante për shokët e skuadrës të cilave Hysaj ju përgjigj fare pa ngurruar, duke na zbuluar kështu disa detaje që nuk i dinim rreth futbollistëve tanë.
Pjesë nga intervista!
Lojtari më gjumash?
Elseid Hysaj: Asllani, Broja.
Lojtarit që i mbet hatri më shumë?
Elseid Hysaj: Ndoshta Laçi, është një nga ata që po qeshe pak me të mund të bëhet dhe serioz për momentin.
Lojtari me më shumë batuta?
Elseid Hysaj: Ndoshta unë jam një nga ata.
Më seriozi në skuadër?
Elseid Hysaj: Berisha.
Kush është më qejfliu në skuadër?
Elseid Hysaj: Djemtë e rinj, Bajrami, Asllani.
Kush e vuan më shumë humbjen?
Elseid Hysaj: Të gjithë.
Kush rri më shumë në telefon?
Elseid Hysaj: Bajrami.
Kush i përgjigjet gruas me sekonda?
Elseid Hysaj: Unë.
Kur thotë Silvinjo “ikni të flini”, kush rri më shumë zgjuar?
Elseid Hysaj: Silvinjo nuk e ka në tip, por janë Strakosha, Mihaj, Laçi që rrinë zgjuar.
Kush e ka më mirë me Presidentin?
Elseid Hysaj: Të gjithë e kanë mirë me Presidentin.
Kush merret më shumë me lookun?
Elseid Hysaj: Unë.
Loja që luanit më shumë në kohën e lirë?
Elseid Hysaj: Kemi luajtur një lojë për 15-20 ditë, një lojë “mos u nxeh” dhe ishim një grup, unë, Berisha, Kastrati dhe Kumbulla dhe po luanim shumë shpesh, po filloi Berisha duke humbur si shumë, edhe Kastrati, të dy nuk e pranonin humbjen, por ishin më skandalozët e asaj loje.
Kujt i shkuajnë gocat më shumë?
Elseid Hysaj: Asllanit.



bal