Pas dy ditësh përgatitje, Glastonbury Festival fillon të premten, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ylli i muzikës pop Dua Lipa është kryesuesja e natës së hapjes, e cila pritet të luaj himne disko-pop si New Rules, Don’t Start Now, One Kiss, Levitating dhe Houdini.
“Duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë 150,000 njerëz të ndihen sikur janë në një klub të vogël nate”, tha Lipa.
Ylli ka promovuar setin e saj në Birmingham gjatë gjithë javës, pas shfaqjeve në fillim të këtij muaji në Kroaci, Gjermani dhe Francë, transmeton rtv21.tv.
Provat u ndërprenë shkurtimisht nga një influencues i TikTok i cili hyri dhe u përpoq të filmonte yllin.
Pamjet origjinale nga prapaskenat u postuan muajin e kaluar nga miku i Lipës dhe stilisti Guiliano Calza, i cili ndau në Instagram një pjesë të kërcimit atletik të Lipës gjatë Houdinit, shkruan BBC.
Shfaqja do të përfshijë gjithashtu “surpriza të pabesueshme dhe disa momente të papritura”, tha shefi i shtëpive diskografike të Lipës, Max Lousada.
“Ajo thjesht do të sjellë festën në mbrëmjen e së premtes”, tha ai.
Performanca e yllit në Glastonbury do të transmetohet jashtë Britanisë së Madhe, përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Kujtojmë se Dua Lipa luajti për herë të fundit Glastonbury në vitin 2017.
ks