Gazetarja Ilnisa Agolli dhe këngëtari nga Kosova Meriton Mjekiqi janë në ditët më të mira të romancë së tyre. Dyshja këto ditë të nxehta është arratisur jashtë Shqipërisë për të jetuar njëri tjetrin larg syve kureshtarë të publikut. Megithaë çifti që u njohën brenda shtëpisë së Big Brother kanë ndarë me ndjekësit e tyre edhe ndonjë foto nga ditët e relaksit teksa ndodhen në një prej resorteve luksoze në Turqi.
Këto janë pushimet e para romantike të çiftit e duket se po i shijojnë në maksimum teksa po i japin ngjyra lidhjes së tyre.
Me siguri kjo verë do të kalojë duke pushuar, pa ndonjë plan konkret për të ndarë me pulikun ndërkohë që presim vjeshtën për të mësuar se çfarë do të ndodhë me karrierën e Ilnisës dhe Meritonit pas eksperiencës në reality-show Big Brother VIP.
bal