Kjo trio padyshim do i rrëmbente vëmendjen gjithkujt! Firdda, Euis dhe Widi ia kanë dalë të sfidojnë paragjykimet e mentalitetin e mbyllur të vendit ku janë rritur. Mbajtjen e hijabit e konsiderojnë pjesë të identitetit të tyre si myslimane, ndërkohë muzika “metal” është dashuria më e madhe…
Teksa sonte përgatiten për koncertin e madh të “Glastonbury”, ku do marrin pjesë edhe Dua Lipa e Coldplay, ato rrëfejnë gjithë rrugëtimin e vështirë. Kanë lindur në një fshat të Indonezisë, të rrethuar nga njerëz që vetëm ‘u kanë drejtuar gishtin’.
“Dëgjonim muzikë fshehurazi në laptopin e mësueses. Na jepte shumë adrenalinë”, thotë liderja e bandës muzikore Firdda.
Shpesh herë janë përplasur me mësuesit në shkollë e jo vetëm. “Një vajzë që dëgjon muzikë të tillë, s’duhet të mbajë hijab. Është gjest provokativ!”, është fraza që i ka shoqëruar përgjatë 10 viteve. Banorët e fshatit, bazuar te besimi i tyre islam ua thonin shpesh se vajzat po dëgjonin “muzikën e djallit”.
Megjithatë me mbështetjen e familjeve, ato nuk hoqën dorë nga dëshira për të kënduar. Gjithçka nisi me një këngë të publikuar në Youtube, ku tashmë numërojnë me mijëra subcribers.
Bandës së tyre i vunë emrin “Zëri i Baceprot”. Baceprot në gjuhën e tyre do të thotë zhurmë. E në fakt ‘zhurmë’ bënë kudo me talentin e tyre. Fillimisht morën pjesë në një festival kombëtar, më pas u ngjitën në skena të mëdha të Evropës e SHBA-ve.
ks