LifeStyle

Ja sa ditë pushime duhen për t’u ndjerë plotësisht të çlodhur

Për të zvogëluar stresin dhe për t’u ndjerë tërësisht të relaksuar duhen të paktën tetë ditë pushime. Studimet kanë arritur në këtë përfundim, por me një kusht: Të jenë vërtet ditë të qeta. Pra, jo kalim nëpër rrjete sociale, qëndrim në pajisje elektronike, sepse ajo paqja e brendshme që të arrihet duhet shumë dëshirë dhe shkëputje totale nga puna, problemet, jeta e përditshme etj.

Periudha pas pandemisë i ka bërë njerëzit më të përkushtuar ndaj punës duke mos bërë më dallim mes jetës private dhe asaj profesionale. Sigurisht, për t’u ndjerë mirë, duhet të vendosni kufij. Një mënyrë për ta bërë këtë është të ndiheni plotësisht të përfshirë në atë që bëni. Kjo kërkon që të “zhyteni” në një moment të mirë si leximi i një libri, një aktivitet sportiv, dëgjimi i muzikës së mirë etj.

Ka disa mënyra si ta arrini paqen e brendshme dhe relaksin e plotë gjatë pushimeve:

-Rrini në shoqëri të mirë

Nëse keni nevojë të qëndroni të lidhur me punën edhe kur jeni me pushime, përcaktoni një kohë për punën dhe një tjetër për veten. Për pjesën tjetër të kohës, shkëputuni nga aplikacionet dhe pajisjet nga programet dhe përkushtojuni vetes dhe të tjerëve. Në veçanti, shoqëria e njerëzve të tjerë do t’ju bëjë të qetësoni mendjen tuaj me gjithçka që nuk ka të bëjë me punën. Bisedat, diskutimet, të qeshurat do të rrisin përqendrimin tuaj gjatë ditëve të pushimeve.

-Natyra qetëson mendjen

Imagjinoni veten në një pyll, apo në një bregdet duke notuar. Natyra ndihmon në largimin e mendimeve të mërzitshme, sjell humor të qetë dhe mbi të gjitha e çon mendjen në pushime.