Moderatori dhe ish-basketbollisti, që ka qenë konkurrent në “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Arena”.
Sipas moderatores, Erjola Doçi, publiku ka interes të dijë nëse Shpati ka ardhur i shoqëruar në emision.
Ajo lexoi një nga mesazhet që i ka ardhur në celular: “Shpati, a ka ardhur vetëm apo i shoqëruar”.
“Vetë ish-konkurrenti nuk deklaroi asgjë, por përgjigjen e dha moderatori Ed Manushi. “Do them një gjë që nuk do i pëlqejë të gjitha gocave në shtëpi, por ne këtu themi vetëm të vërtetën. Jo i shoqëruar, por i super shoqëruar me një super gocë ka ardhur. Kështu që, hiqni dorë nga Shpati, merruni me mua dhe me Enon”, tha ai.