Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, me dyshimin se i njëjti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht. Viktima kishte edhe urdhër mbrojtës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, derisa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti 26.06.2024 – 16:43. Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
ks