ShowBizzz

Era Istrefi a do arrijë famën e këngës ‘Bon bon’ me projektin e ri ndërkombëtarë?

Këngëtarja e njohur Era Istrefi, është rikthyer fuqishëm me projekte të reja.

Pas disa këngëve solo, së fundmi ajo solli bashkëpunimin me reperin Noizy.

Bëhet fjalë për këngën “Heat”, xhirimet e së cilës janë realizuar në jug të Shqipërisë.

Biondja po ashtu ka ndarë një video nga xhirimet e klipit, ku shfaqet e mrekullueshme e në skena provokuese.

Era tashmë ka zënë një vend në tregun ndërkombëtar me hitet që ka realizuar ndër vitesh.

Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të jetë një nga hitet e verës.



ks