Prapavija e Saturnit do të nisë te Peshqit më 30 qershor 2024 dhe sjell ndryshime të mëdha në aspektin astrologjik, duke prekur çdo fushë të jetës tënde. Dashuria, karriera, marrëdhëniet, shëndeti dhe financat do të hyjnë në një cikël të ri, të ndikuara nga një planet i cili risjell shpeshherë çështjet e vjetra dhe të pazgjidhura.
Kjo lëvizje e Saturnit lidhet me karmën, drejtësinë dhe punën. Praktikisht, njerëzit që të kanë lënduar do të përballen me probleme. Prapavija e Saturnit do të nxjerrë në dritë çështje të shumta të pazgjidhura dhe është momenti që të mësosh nga gabimet që ke bërë, për ngjarjet që kanë ndodhur ose do të ndodhin.
Cilat janë shenjat që do të preken më shumë?
ADVERTISING
Dashi
Prapavija e Mërkurit hyn në shtëpinë tënde të qetësisë, një zonë që të bën të ndihesh i/e karikuar me energji për të eksploruar gjëra të reja. Gjithsesi, kjo zonë është përgjegjëse edhe për spiritualitetin, ndaj do të të duhet të reflektosh më shumë për veten, specifikisht në disa sjellje dhe marrëdhënie, të cilat në të shkuarën të kanë lënduar. Shëro plagët e vjetra dhe do të arrish të shkosh në një tjetër nivel.
Binjakët
Meditimi është mënyra më e mirë për të arritur qëllimet e tua gjatë kësaj periudhe. Do të mund të njihesh dhe të vlerësohesh për karrierën dhe synimet e tua ambicioze, të cilat ke momentin e duhur që t’i realizosh. Nëse e sheh se vendi yt i punës nuk i përmbush kërkesat e tua, është mirë të kërkosh për një hapësirë të re, e cila mund të ketë vend për dëshirat e tua.
Virgjëresha
Nuk ka ndonjë arsye të frikësohesh, e dashur Virgjëreshë, sidomos nëse marrëdhënia që ti ke me një person të dashur është e qëndrueshme. Do të testohet, do të krijosh një raport më të mirë, në nivel më të thellë shpirtëror, si dhe do të mund të realizosh disa nga planet që ke menduar në aspektin romantik dhe në atë profesional. Shiko me kujdes se ku e ke përqendruar energjinë.
Peshorja
Prapavija e Saturnit do të prekë shtëpinë tënde të gjashtë, atë të rutinës dhe mirëqenies, duke të të sjellë momente të ndryshme reflektimi. Me shumë gjasa do të mendosh se ku do të përqendrohesh: Të punosh në mënyrë të zgjuar, apo të punosh fort për të arritur qëllimet që dëshiron të realizosh. Gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe sfiduese, medito, shkruaj në ditar gjërat që të shqetësojnë dhe qëndro me njerëz që i ke pranë zemrës.
Bricjapi
Prapavija e Saturnit do të cekë shtëpinë tënde të komunikimit, duke të të shtyrë të mendosh se si duhet të reagosh dhe të sillesh me njerëzit e tjerë. Komunikimi virtual është gjithashtu i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, ndaj përdor rrjetet sociale për të folur me miqtë, kushërinjtë, duke planifikuar udhëtime të shkurtra. Mos u sill ashpër me veten dhe mos u limito në gjërat që do të bësh.
Ujori
Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme qiellore, duhet ta kuptosh se financat kanë shumë rëndësi. Në qendër të gjithçkaje je ti, vlerat, pasionet dhe dashuria që ke për veten, i dashur Ujor. Aspekte të ndryshme të jetës tënde do të ceken, të cilat me shumë gjasa, do të ndryshojnë trajektoren e jetës tënde. Përgatitu, sepse po shkon me hapa galopantë drejt së ardhmes.
Peshqit
Shtëpia jote e parë, ajo e reflektimit dhe imazhit që ti ke për veten do të preket më së shumti dhe ti do të mund të kalosh në një rrugëtim të gjatë e sfidues, për ta njohur më shumë veten dhe për të arritur në destinacionin final. Bëji ëndërrat realitet dhe dil nga zona e rehatisë.
Si do të ndikojë prapavija në çdo aspekt?
Dashuria dhe marrëdhëniet – Prapavija e Saturnit sjell një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tënde personale. Nëse po përballesh me një divorc, i cili prej kohësh ka qenë pezull, do të mund të zgjidhet si çështje. Ndërsa njerëzit që po përballen me probleme në jetën romantike dhe martesat e tyre, do të mund ta kalojnë si periudhë dhe të ndërtojnë një raport më të shëndetshëm. E gjitha lidhet me mbështetjen dhe dashurinë e njerëzve.
Karriera – Mund të kesh një ngritje në detyrë, ose shpërblim. Nëse ke një problem në karrierë apo punën tënde, më në fund do të mund të shohësh më shumë mundësi dhe do të mund ta zgjidhësh njëherë e mirë. Mundësi të reja po shfaqen para teje.
Financat – Në çështjen e parave dhe financave, mund të mos jetë një moment shumë i mirë për shpenzime të shumta, ndaj bëj kujdes me blerjet impulsive.
Shëndeti – Është një moment relaksi për njerëzit që janë hasur me sfida shëndetësore për një kohë të gjatë. Por nga ana tjetër, duhet të kesh kujdes dhe të nxjerrësh leksione të vyera, për t’u kujdesur më shumë për veten dhe shëndetin tënd.