ShowBizzz

Dua Lipa pushton skenën e Glastonbury: E kam ëndërruar këtë moment gjatë gjithë jetës

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës të Glastonbury Festival, pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një performancë të përsosur të këngëve të saj si: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

BBC gjithashtu lavdëroi koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”. Gjatë skenës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.

Dua Lipa është një artiste që ka shkruar histori për shqiptarët, dhe është shqiptarja e parë që ka fituar çmime Grammy.

Glastonbury është festivali më i madh që zhvillohet rregullisht çdo vit që nga viti 1960.