ShowBizzz

​Carla Bruni rrezikon një hetim për rolin e saj në aferën Sarkozy

Carla Bruni-Sarkozy është thirrur për një hapje të mundshme të një hetimi ndaj saj në hetimin për tërheqjen në vitin 2020 të dëshmisë akuzuese ndaj Nicolas Sarkozy nga ndërmjetësi Ziad Takieddine.

Çështja është pjesë e zhvillimeve në hetimin për financimin e pretenduar të fushatës presidenciale të vitit 2007, të fituar nga Sarkozy, me fonde libiane.

Burime pranë hetuesve thanë se ish-supermodelja dhe këngëtarja ka të ngjarë të akuzohet për krime të tilla si bashkëpunimi në ndikimin e një dëshmitari ose komplot për të korruptuar gjyqtarët libanezë.

Ish-zonja e parë, gjatë thirrjes, data e së cilës nuk dihet, mund të vihej nën hetim me statusin më të favorshëm për të “dëshmitar i informuar i fakteve”.

Më 2 maj, Carla Bruni u mor në pyetje për tri orë nga hetuesit, të cilëve u përpoq t’u shpjegonte marrëdhënien e saj me një figurë kyçe në këtë aferë, Michèle Marchand, e njohur si “Mimi”, një figurë kryesore në gazetarinë “popullore” në Francë, e dyshuar se kishte orkestruar përmbysjen e dëshmitarit, ndërmjetësit dhe biznesmenit Ziad Takieddine.

Në vitin 2020, Takieddine, i konsideruar nga Sarkozy si akuzuesi kryesor i tij, papritmas shfajësoi përkohësisht ish-presidentin, duke kundërshtuar akuzat e tij të mëparshme.

Hetuesit kanë dyshuar prej kohësh për disa njerëz të afërt të Sarkozy, anëtarë të familjes, bashkëpunëtorë, besnikë, se kanë organizuar tërheqjen për të minuar, gjatë hetimit, besueshmërinë e vetë Zakieddine, i cili pas disa javësh i tërhoqi hapat e tij duke mohuar tërheqjen. /ANSA