Shijoni freskinë dhe ambientin e pastër që dhurojnë ato.
Këto lule janë zgjedhje e përsosur që plotësisht në mënyrë natyrale të freskoni banesën tuaj dhe të eliminoni helmet nga ajri.
Falë këtyre luleve do të përdorni kondicionerin dukshëm më pak, do të zvogëloni llogarinë e pagesës së energjisë elektrike dhe do të jetoni në një ambient dukshëm më të shëndetshëm.
Përveçse pastrojnë ajrin, edhe e freskojnë atë! Cilat janë?
1. Druri i palmës Areka
Jo që kjo lule eliminon helmet dhe dyoksid karbonin, por njëkohësisht ka rol shumë të madh në rritjen e lagështisë së ajrit në banesë.
2. Aloe vera
Kjo lule është e njohur për cilësitë e saj mjekuese, mirëpo gjithashtu mund të mbajë temperaturë të ulët të ajrit dhe kështu të mbrojë shtëpinë nga ngrohja e tepërt. Aloe vera gjithashtu nga ajri eliminon formaldehidet dhe benzenin – fjala është për produktet sekondare të cilat arrijnë në ajër kur i përdorim mjetet kimike për pastrimin e shtëpisë.
3.Fikusi
Kjo lule atraktive eliminon materie të shumta të dëmshme nga ajri dhe mund ta bëjë shtëpinë më të freskët kur jashtë përcollën dielli.
4. Druri gjarpër
Në popull i njohur si “gjuhë e vjehrrës”, druri gjarpër është zgjedhje e përsosur për dhomën e gjumit, sepse nuk shpenzon oksigjen, aq më parë në mbrëmje – sikur lulet e tjera. Pikërisht, kjo lule liron oksigjen dhe mban dhomën e gjumit të freskët dhe të ftohtë.
5. Fieri i Bostonit
Kjo lule nuk përdoret vetëm për arsye dekorative, por posedon edhe cilësi të caktuara shëndetësore. Më së shpeshti përdoret si pastrues natyral i ajrit, mirëpo gjithashtu edhe e freskon hapësirën në të cilën e vendosim.