Këngëtari Blero është njëri nga artistët më të përfolur për jetën e tij personale.
Së fundi, bujë bëri intervista e tij me Afrona Dikën, ish bashkëshorten e tij.
Ku sipas thashethemeve kjo intervistë u bë ‘’mollë sherri’’ që ‘bebi’ që e përmendte gjatë qëndrimit të tij në BBVK, të mos i pajtohej më.
Ai deklaroi se intervistën e bëri enkas për inatin e saj.
Mirëpo, duket se keqkuptimet kanë mbaruar dhe dyshja ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët.
Foto e publikuar nga Blero
Këtë na ka lënë të kuptojmë Blero, më anë të një postimi në rrjetin e tij social.
Ai kishte postuar këmbët e një vajze të ulur në makinën e tij teksa ai voziste, me mbishkrimin ”Hi bebe’’.