LifeStyle

A ndikon vërtet përdorimi i multivitaminave për jetë më të gjatë e më të mirë?

Multivitaminat po përdoren gjithnjë e më shumë nga amerikanët, ku 1 në 3 persona, i konsumojnë rregullisht. Por sipas një studimi të fundit, këto doza ditore nuk na ndihmojnë të jetojmë më gjatë.

Studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) analizoi të dhënat nga gati 400,000 të rritur mbi 20 vjet, ku pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare prej 61.5 vjeç dhe ishin përgjithësisht të shëndetshëm, pa histori të sëmundjeve kronike.

Studimi nuk gjeti asnjë provë që konsumi i përditshëm i multivitamina reduktonte rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës ose kanceri. Sipas studiuesve, konsumimi i këtyre multivitaminave, ndikonte vetëm 4% në jetën e këtyre individëve, për të mos u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Studiuesit raportuan rreth 165,000 vdekje të ndodhura gjatë kohës që ishin nën vëzhgim, nga grupi prej 390,000 pjesëmarrësish.
“Ajo që tregon ky studim është se, në përgjithësi, multivitamina nuk do t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë”, tha dr. Cobern, citon ABCnews.

Cobern shpjegoi se kur është e mundur, është më mirë të merrni vitamina dhe minerale nga dieta juaj, duke konsumuar më shumë perime dhe të kufizohet konsumimi i mishit të kuq.
Cobern tha se është e rëndësishme që njerëzit të pyesin mjekun e tyre duhet të përdorin multivitaminë, bazuar në historinë e tyre shëndetësore dhe dietën.

“Nëse një mjek përshkruan një vitaminë për dikë, është e rëndësishme ta marrësh atë mjekim. Unë rekomandoj që të gjithë të bëjnë kontrolle rutinë shëndetësore dhe të flasin me mjekët për historinë tuaj dietike”, tha Cobern.