LifeStyle

Si të mbrojmë veten këtë verë nga rrezet UV për të parandaluar tumoret

Kemi dëgjuar dikë të thotë: “Nëse mbaj krem kundër diellit nuk do të nxihem”. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi duke përdorur krem kundër diellit ju mbroni veten nga rrezatimi diellor!

Por duhet të dini se një pjesë e vogël e këtij rrezatimi arrin në lëkurë, duke stimuluar prodhimin e melaninës, molekulës përgjegjëse për rrezitje pa dëmtime. Rrezitja është një proces natyror i mbrojtjes së lëkurës kundër rrezeve UV. Melanocitet prodhojnë pigmente të quajtura melanina, të cilat kapin radikalet e lira të dëmshme të krijuara nga rrezet UV, duke mbrojtur ADN-në e qelizave të lëkurës. Rritja e prodhimit të melaninës çon në pigmentim më të errët të lëkurës.

Banja e diellit është një aktivitet që u bë modë gjatë shekullit të njëzetë në Perëndim. Rrezitja, dikur e lidhur me punën fizike në natyrë dhe për rrjedhojë me klasat më të varfra, sot është kthyer në një simbol të shëndetit, bukurisë dhe mirëqenies. Dielli rregullon metabolizmin e përgjithshëm dhe ritmet cirkadiane të trupit tonë, por për fat të keq rrit rrezikun edhe për kancerin e lëkurës. Parandalimi i tyre është thelbësor sepse ato mund të jenë agresive dhe të vështira për t’u trajtuar nëse nuk zbulohen herët, veçanërisht melanoma.

Për rrjedhojë duhet të mbrojmë veten në mënyrë adekuate si dhe duke kryer kontrolle të rregullta. Rrezitjes ka mite të ndryshme, për shembull ideja se përdorimi i një llambë shërben për të përgatitur lëkurën për diellin, se disa ushqime nxisin nxirjen apo që ata që nxihen nuk duhet të përdorin mbrojtje. Është mirë të dini se çfarë është e vërtetë për të mbrojtur veten dhe për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të tumoreve.