Sot jemi më inteligjentë, jetojmë më gjatë, respektojmë mjedisin dhe riciklojmë më shumë. Le ta kujtojmë, pasi të qenit pozitivë bën mirë për shëndetin: veçanërisht për zemrën dhe trurin
Botimi i lajmeve të mira bën mirë për shëndetin, sipas studimeve të bëra nga një ekip specialistësh nga Universiteti i Uisconsin (SHBA). Studiuesit analizuan gjendjen shpirtërore të 300 vullnetarëve dhe zbuluan se ata që përhapin lajme të mira përmes rrjeteve sociale, kanë ndjenja pozitive dhe të qëndrueshme pas kësaj. Padyshim që shëndeti i lexuesve përfiton, sepse ekspertët thonë se të qenit pozitivë bën mirë për shpirtin, por mbi të gjitha për zemrën: ai mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e atakut në zemër me 50%. Pra, edhe kur duket se gjithçka shkon keq, ia vlen të këqyrni lajmet, studimet dhe hulumtimet e ekspertëve për të gjetur një lajm të mirë.
Më pak tokë, më shumë produkte
A e dinit, për shembull, që në krahasim me disa vite më parë, duhet më pak tokë e kultivuar për të rritur fruta dhe perime? Do të thotë, në tre vjet, 66% më pak energji e përdorur për prodhimin bujqësor dhe 9,000 ton më pak mbeturina dhe përpunim të mbeturinave. Sipas ekonomistit Indur Goklany, nëse në 1998 do të ruheshin teknikat e përdorura për prodhimin botëror të drithërave të vitit 1961, për të ushqyer gjashtë miliardë njerëz do të ishin dashur 32 milion km katrorë tokë e kultivuar (në vend të 15 milion që përdoren në të vërtetë): një zonë aq e madhe sa Amerika e Jugut minus Kilin, shpjegon Matt Ridley, autor i librit “Një optimist racional”. Prandaj, intensifikimi i kultivimit ka shpëtuar 44% të botës. Me fjalë të tjera, nëse do të kishim vazhduar të kultivonim tokën si dyzet vjet më parë, sot duhet të përdornim më shumë se 80% të burimeve natyrore të planetit tonë, për të ushqyer tërë popullsinë e botës.
Më të shëndetshëm, më jetëgjatë
Falë përparimit në fushën mjekësore dhe stileve të ndryshme të jetesës, nëse 100 vjet më parë sëmundjet kronike na zinin rreth moshës 40 vjeç, tani ndodhin në moshën 70 vjeç. Pesha mesatare është rritur dhe ne jemi 10 centimetra më të gjatë. Në vetëm njëqind vjet jetëgjatësia është dyfishuar: në shekullin XX vetëm 13% e popullsisë fikte 85 qirinj në tortë, ndërsa sot përqindja e atyre mbi 60 vjeç që mund të shpresojnë të tejkalojnë 85 vjeç është rritur me 50%.
Jetëgjatësia do të rritet nga 79 vjeçt për burrat dhe 84 për gratë në 2013 në 82 dhe 87 në 2030, dhe 86 dhe 91 në 2065. Në pesëdhjetë vjet, vdekjet nga ictus-e në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë ranë me 70 % dhe shumë sëmundje të rënda janë zhdukur: lia në 1979. Në 2002, OBSH e shpalli Evropën pa poliomielit. Në gati 10 vjet, vdekjet e fruthit janë ulur me 78% dhe sipas KB, deri në vitin 2030, përhapja e virusit HIV do të ndalet. Lajm i mirë gjithashtu për sa i përket konsumit të duhanit (në dhjetë vitet e fundit, konsumi i cigareve personale është ulur nga 16 cigare në ditë në 12) dhe mbipesha (shkalla e mbipeshes së fëmijëve ka rënë dhe, sipas një studimi nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara, – vendi më i prekur në moshat nën 15 vjeç – fëmijët me mbipeshë kanë rënë me 40%).
Në fund, sipas një studimi të Fondacionit Adi, mbi 54% e italianëve janë me peshë normale dhe ka një rënie në subjektet obezë dhe mbipeshe për shkak të një jete më pak të ulur dhe një diete më të ekuilibruar.
Kanceri shkakton më pak frikë
Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Referimit OnkologjikCro në Aviano (Pordenone), një e katërta e italianëve që kontraktuan një formë tumori midis 1985 dhe 2005 mund të konsiderohen të shëruar dhe të kenë jetëgjatësi të njëjtë si një person i shëndetshëm. Pacientët me kancer të zorrës së trashë, të gjirit dhe të prostatës tani kanë një jetëgjatësi që luhatet mes 60 dhe 80%.
Europa dhuron më shumë organe
Sipas një raporti të Komisionit Evropian, dhurimet e organeve janë rritur me 8% në Evropë dhe me mbi 12% në Itali. Në Itali ka një rritje prej mbi 26% të transplanteve të mushkërive, e ndjekur nga ato të zemrës dhe veshkave (përkatësisht + 20% dhe + 11%).
Më shumë drejtësi, më pak varfëri
Ekzaminimi i ADN shpëton jetë.
Në vitin 1986 për herë të parë u përdor si provë në një gjyq në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë 300 amerikanë u shfajësuan në sajë të testit të ADN-së, rreth njëzet prej të cilëve ishin tashmë në rradhën e dënimit me vdekje.
Sa i përket varfërisë, “sipas vlerësimeve të OKB” është zvogëluar më shumë në 50 vitet e fundit sesa në 500 vitet e fundit”, thotë Matt Ridley. “Sot 99% e amerikanëve të klasifikuar zyrtarisht si të varfër kanë energji elektrike, ujë të rrjedhshëm, tualete dhe frigoriferë; 95% kanë televizion, 88% telefon, 71% veturë dhe 70% kondicioner”.
Ndotja nën kontroll
Nëse emetimet e dioksidit të karbonit vazhdojnë të rriten (+ 1.4% është rritja mesatare në vit), kjo ndodh në një përqindje më të ulët sesa në të kaluarën, falë një përdorimi më të madh të energjisë së ujit dhe një përdorimi më të ulët të lëndëve djegëse, qymyrit dhe naftës. Në veçanti, në 25 vitet e fundit përqindja e emetimeve të monoksidit të karbonit nga mjetet e transportit është ulur me 75%. Kjo do të thotë, sipas Ridleyt, që një makinë e sotme që.ecën me shpejtësi të plotë ndot më pak se një makinë e viteve shtatëdhjetë, e parkuar. Jo vetëm kaq. Prodhimi i energjisë së erës ka lulëzuar.
Gjithashtu dy të tretat e italianëve preferojnë produkte nga kompani që respektojnë mjedisin, edhe pse kushtojnë më shumë (78%). 65% shmangin hedhjen e materialeve ndotëse në ujërat e zeza, mbi 55 bën grumbullimin e mbeturinave të ndara dhe nuk harxhon ujë dhe 60% nuk hedh letër mbeturinash ose nuk ndot rrugët.
Riciklojmë më shumë
Nga vitet 1990 e deri më tani, riciklimi i qelqit është rritur me mbi 130%. Vitet e fundit, 25 miliard vazo dhe enë qelqi janë ricikluar në të gjithë Evropën: Italia po shkon mirë, në krye të Kontinentit të Vjetër, me mbi 76% të qelqit të ricikluar. / PlosOne – Bota.al