Jennifer Lopez u pa duke drekuar me vajzën e saj Emme në Los Angeles, Kaliforni, të shtunën, mes problemeve të vazhdueshme martesore me Ben Affleck. Ajo po përballet me shumë tension pasi burri i saj i zhvendosi gjërat e tij nga shtëpia e familjes.
Këngëtarja 54-vjeçare, e sapo kthyer nga një udhëtim në Itali, veshi një këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe syze dielli të errëta ndërsa ishte në Beverly Hills me 16-vjeçaren e saj. Flokët e Lopez-it ishin stiluar në një topuz teksa në dorë mbante një çantë të zezë, vathë të mëdhenj.
Kjo paraqitje pason raportimet e Affleck është larguar nga rezidenca e tyre 60 milionë dollarë ndërsa Lopez ishte jashtë vendit me miqtë. Affleck tani banon në një shtëpi me qira në Brentëood pranë ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner. Ata kanë tre fëmijë: Violet, 18, Seraphina, 15 dhe Samuel, 12.
“Ben vazhdon të jetojë në shtëpinë me qira në Brentëood. Ai është atje për rreth dy muaj tashmë”, tha një burim për People Magazine. “Ai duket mirë. Ai ka qenë në zyrën e tij çdo ditë dhe duket i fokusuar në punë. Ai gjithashtu po kalon kohë me fëmijët e tij’.
Lopez dhe Affleck po i afrohen përvjetorit të dytë të martesës. Ata së pari shkëmbyen betimet në Las Vegas më 16 korrik 2022 dhe patën një ceremoni të dytë në pronën e Affleck në Savannah, Georgia, më 20 gusht 2022. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, një burim i tha së fundmi Daily Mail se Lopez i ka dhënë fund përpjekjeve për të rregulluar martesën e saj me Affleck.
“Jenny ka patur mjaft, dhe ajo me të vërtetë u përpoq, por nuk mund të bëjë më shumë”, zbuloi burimi i brendshëm. “Nuk po bëhet më mirë, është më keq. Në këtë pikë, ata thjesht po vazhdojnë më gjërat e tyre.
Ata hynë në marrëdhënien e tyre shumë optimistë dhe mendonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk e kanë bërë. Ben është i trishtuar për të gjitha, por i përqendruar në punën e tij, të qenit një baba i mrekullueshëm dhe bashkë-prindërimi i mirë me Jennifer Garner”.
bal