Mediat shtetërore ruse kanë raportuar se reperi amerikan me famë botërore, Kanye West, është duke vizituar Moskën. CNN-i ka shkruar për këto raportime po nuk ka mundur ta verifikojnë nëse ai me të vërtetë është duke qëndruar atje.
Media ruse TASS ka raportuar se ekipi i disenjatorit rus, Gosh Rubchinskiy, ka deklaruar se, West, i cili tani po përdor pseudonimin “Ye”, ka arritur në Moskë për vizitë private.
Rubinchiskiy është drejtor i dizajnit në brendin e veshjeve të reperit, “Yeezy”.
Mediumi The Moskvichka ka shkruar se West ka shkuar në Moskë për festimin e ditëlindjes se 40-të të disenjatorit.
Ria Novosti ka shkruar se West ka postuar në rrjetin social rus, “VK” duke shkruar “Hi, Moscow”, (Përshëndetje Moska). Sidoqoftë llogaria e tij në këtë rrjet social nuk është e verifikuar.
Kjo vizitë, nëse është e vërtetë, do ta bënte Westin të parin të famshëm amerikan që viziton Moskën që nga invazioni rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Producentja ruse e muzikës, Yana Rudkovskaya gjithashtu ka postuar një video ku reperi shihet nga prapa duke hyrë në një dhomë i shoqëruar nga ekipi i sigurimit.
“Sipas informatave që kam, ai dhe ekipi i tij, nesër do të shkojnë ta shohin stadiumin Luzhiniki”, ka shkruar Yana, e cila më parë pati thënë se shpreson se një ditë ai do të perforomojë aty por ende asgjë nuk është e konfirmuar.
Ekipi i stadiumit Luzhiniki, ka deklaruar për mediat ruse se nuk ka asnjë informacion se West do të mbajë koncert në kryeqytet.
“Informacioni se West do të mbajë koncert në Moskë është i rremë”, ka thënë Eduard Ratnikov, drejtor gjeneral i agjencisë TCI (Talent Concert International), raportojnë mediat ruse. / CNN
ks