Bota

Gjykata e Lartë në SHBA merr vendim për Donald Trump

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi se Donald Trump është pjesërisht imun ndaj ndjekjes penale për veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, Trump ka arritur një fitore të pjesshme, por të konsiderueshme në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Në pyetjen nëse ish-presidentët mbrohen nga ndjekja penale, gjykata në Uashington vendosi se imuniteti zbatohet të paktën për aktet zyrtare.

Kjo ka të ngjarë të vonojë më tej fillimin e mundshëm të gjyqit kundër Trump, për tentativë për mashtrim zgjedhor.

TS Poll - Loading poll ...

“Presidenti nuk gëzon imunitet për veprimet e tij jozyrtare dhe jo gjithçka që bën Presidenti është zyrtare. Presidenti nuk është mbi ligjin”, tha shefi i drejtësisë John Roberts.



/tiranapost