ShowBizzz

Françeska Murati zbulon se bashkëshorti i saj shkoi me Bardhin në Britaninë e Madhe me kamion

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ka rrëfyer së fundmi se bashkëshorti i saj, Ergysi, ka mbërritur në Britaninë e Madhe me kamion, në mënyrë ilegale.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, Françeska u shpreh se bashkëshorti i saj dhe këngëtari i njohur, Bardhi, kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.

A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.

“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”, u përgjigj Murati, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.