ShowBizzz

Camila Cabello: Gratë punojnë 10 herë më shumë se burrat për t’u marrë seriozisht

Camila Cabello mori pjesë për herë të parë në festivalin muzikor Glastonbury. Pas performancës së saj, e cila emocionoi fansat e saj, ylli 27-vjeçar foli për BBC si për përvojën e saj ashtu edhe për pjesëmarrjen e artisteve femra në këtë festival të veçantë.

Në deklaratat e saj, ajo tregoi se ishte “pak nervoze” në fillim të performancës së saj. “Nuk e dija çfarë të prisja, por publiku ishte i mrekullueshëm, ishte një surprizë”, theksoi ajo në prononcimet e saj.

Ndërsa pranoi se femrat në botën artistike përballen me “një lloj presioni të ndryshëm” nga meshkujt.

“Gra, ne punojmë 10 herë më shumë dhe punojmë 10 herë më shumë për t’u parë, marrë seriozisht dhe respektuar”, vazhdoi artistja. “Për shkak të kësaj, ne duhej të përshtateshim për t’u bërë më të fortë dhe më të mirë.”/abcnews.al