ShowBizzz

Pamela Anderson feston ditëlindjen e 57-të, tregon arsyen e veçantë se pse nuk vendos më grim në fytyrën e saj

Pamela Anderson dje festoi 57-vjetorin e saj. Në profilin e saj në Instagram, ajo ndau me ndjekësit një fotografi për të shënuar këtë rast dhe shkroi se është “më e lumtur se kurrë më parë”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet e ditëlindjes”, shtoi ajo në përshkrimin e postimit të saj.

Pamela filloi karrierën e saj si modele dhe aktore në fund të viteve ’80. Gjatë një ndeshjeje futbolli në Vancouver, ajo po mbante një bluzë të një pivovare dhe pasi kamera e kapi atë moment, pivovara vendosi ta punësojë si imazh të saj.

Kjo e çoi atë dhe në kopertinën e revistës “Playboy” në vitin 1989, ku ajo ishte modelja e tyre për 22 vite. Pas zhvendosjes në Los Angeless, ajo nisi karrierën e saj si aktore duke luajtur në serialin “Charles in Charge” në vitin 1990 dhe arriti famë të madhe me rolin në serialin “Baywatch”. Ajo ka marrë pjesë edhe në disa programe reality si “Big Brother” dhe “Dancing with the Stars”.

Pamela ka pasur disa martesa të pasuksesshme. Në vitin 1994, ajo u njoh dhe u martua me Tommy Lee, me të cilin ka dy djem. Martesa e tyre përfundoi pas katër vitesh. Në vitin 2006, ajo u martua me këngëtarin Kid Rock, dhe në vitin 2007 ajo kishte një burrë të ri, aktorin Rick Salomon. Pamela ka qenë e martuar gjithashtu me producentin Jon Peterson për vetëm 12 ditë dhe me truprojën e saj Dan Hayhurst për dy vite.

Në librin e saj të kujtimeve “Love, Pamela” dhe në dokumentarin e Netflix “Pamela, a love story”, Anderson rrëfen se gjatë fëmijërisë ajo ishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar.

Pamela aktualisht jeton në Kanada ku ka bërë një ndryshim të madh në jetën e saj. Ajo ka një kopsht të saj ku rrit perime, ka publikuar autobiografinë e saj dhe ka lansuar një linjë kozmetike vegane.

Viti i kaluar e ktheu atë në një fytyrë të lëvizjes botërore për paraqitjen e grave me pamje natyrale, pasi bëri shumë paraqitje publike pa grim. Anderson më parë ka thënë për revistën “Elle” se ndaloi së grimuar pasi grimerja dhe mikja e saj, Alexis Vogel, vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2019.