ShowBizzz

“Kopertina e parë e jetës time”, Alketa Vejsiu bëhet nostalgjike dhe poston foton nga 1990

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu mbetet prej vitesh një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe ndër më të komentuarat në rrjetet sociale si për anën profesionale ashtu edhe atë private.

Sot Alketa është bërë nostalgjike, pasi është rikthyer pas në kohë duke postuar një foto të 24 viteve më parë, kur ajo ka qenë vetëm 6 vjeç.

Foto ka qenë në ditën e parë të shkollës në klasën e parë ndërsa prezantuesja thotë se së bashku me kushërirën e saj po hanin akullore.

Alketa e ka shoqëruar foton me një rrëfim prekës për ato vite, kur i ati i kishte mësuar abetaren para nisjes së shkollës.

“Kopertina e Pare e jetes time.
Dita e pare e shkolles , Klasa e pare! 1990 , 6 vjec.
Me kusheriren time @inavejsiu duke ngrene akullore. Nje fotograf i revistes Fatosi na kerkoi te pozonim????

Ma nisi sot xhaxhai im Beni…
Ska Kopertine qe do ta konkurronte, as ndonje kujtim me te bukur e te embel fiks si akullorja. ???? Besoj secili nga ju e ka te forte kujtimin e klases se pare!

E mbaj mend kete perparese te zeze me jake te bardhe. Zana Rrobaqepesen.
Ne Oborrin e Shkolles Emin Duraku me zysh Filin qe ishte aq e bukur me floket e saj te zinj, fytyren me molleza dhe buzet pak si Bellucci. Mbaj mend mamin e babin te emocionuar.

Kerkova te ulem ne Banken e Pare qe 6 vjec, dhe gjithmone jam ulur ne Banken e Pare ne fakt ne cdo faze te arsimimit. Edhe ne Universitet.

Ate nate fjeta me canten blu ne krevat.
Babi ish siguruar qe abetaren dhe matematiken ti kisha te mesuara kur hyra ne Klase te Pare.
Ai me mesonte ne menyre shume te thjeshte matematiken e leteresine qe i mora gjithe jeten 10.

1 pule calamane dhe nje gjel sa kembe te shendetshme kane!
Nje njeri dhe nje çikllop sa sy kane?
Po te ndash fjalet me rrokje do marresh dhurate nje paste me krem.
Ulesha poshte tavolines dhe gjeja pergjigjet e cdo ushtrimi.
Ca kohe ka kaluar qysh atehere, por ajo Alketa e vogel nje cope rruge e ka bere… Me e bukura rruge ajo e dijes ka qene…”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)



ks