LifeStyle

Një guidë me 3 hapa si të ndani partnerin pa e lënduar!

Një ndarje është e vështirë. Ajo bëhet edhe më tepër e ndërlikuar kur jeni ju personi që e keni marrë këtë vendim. Në rast se dëshironi të ndaheni nga partneri juaj, por nuk e dini si, këto katër mënyra me siguri do t’ju ndihmojnë.

1.Tregohuni të sinqertë me veten dhe partnerin

Sinqeriteti ju ndihmon në çdo situatë. Në rast se ju po mendoni të ndaheni dhe nuk dini si, mjafton të tregoheni të sinqertë me partnerin tuaj dhe me veten. Shpjegojini atij arsyet pse dëshironi të ndaheni dhe se kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe për të. Trajtojeni këtë lidhje me ndershmëri nga fillimi deri në fund, dhe gjithçka do të shkojë për mrekulli.

2.Merrni pak kohë për veten tuaj

Të merrni pak kohë për veten tuaj, është një tjetër këshillë që ju japim teksa po mendoni ndarjen. Ndoshta ju thjesht jeni duke kaluar një periudhë të vështirë, por ndarja nuk është ajo që vërtet dëshironi. Ndaj, bëni mirë të merrni pak kohë për veten, të mendoheni se çfarë vërtet dëshironi e më pas flisni me partnerin.

3.Thuajani përballë

Nëse e keni vendosur se dëshironi të ndaheni, ju mund ta bëni diçka të tillë. Por në asnjë mënyrë mos u ndani përmes telefonit. Kjo nuk është aspak e ndershme dhe ju e partneri juaj meritoni ta shihni edhe një herë njëri-tjetrin. Ndaj mos kini frikë t’ia thoni përballë partnerit se dëshironi të ndaheni nga ai.