ShowBizzz

Dy motra në skenë dhe në jetë, Mihrije dhe Lora Braha ndajnë detajet e klipit të ri: Na ka ndihmuar dhe Naimi

“Luni luni çika” është bashkëpunimi më i ri mes dy motrave Braha. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mihrije dhe Lora kanë ndarë detajet e këngës, që nga punimi i tekstit, regjistrimi dhe videoklipi.

Madje, motrat këndojnë së bashku dhe në emisionin “Odeon”, duke qenë gjatë gjithë kohës së bashku.

Videoklipin e ka bërë Meriton Braha që është djali i vëllait tim. Jemi grup i fortë, teksin dhe muzikën e ka bërë Naimi. Kjo pamja retro e makinave ishte ideja ime, ia thash Lorës dh ajo e pëlqeu.

Me Lorën jemi në bashkëpunime e sipër, janë këto festat e fundvitit që sjellim këngë të reja të përbashkëta. Edhe në programin që e udhëheq Naimi “Odeon” jemi bashkë”, tha Mihrija.

Kohët e fundit është shumë e dashur dhe shumë energjike, kjo këngë. Mua më pëlqen shumë fraza ‘Luni, luni çuna’. Është një lloj ftese, një lloj sfide. Mua më vijnë të gatshme, të gatuara këngët, vetëm shkoj bëj pjesën time. Unë e kam pak më të vështirë se jam ekonomiste, por Mihrija dhe Naimi më ndihmojnë shumë dhe i gjej këngët e përfunduara”, u shpreh Lora./abcnews.al