Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë.
Homazhet po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, aty ku shkrimtarit të njohur po i jepet lamtumira e fundit. Ndërkohë që kortezhi pritet të niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahen një minutë heshtje për nder të Kadaresë.
Në fotot e publikuara bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.
Kujtojmë që 2 dhe 3 korrik u shpall dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.
Galeria fotografike
bal