Në programin e kësaj të marte te “Rudina” është diskutuar për dëmet e mëdha që shkakton sheqeri në organizmin e njeriut. Mes të ftuarve në panel ka qenë edhe Nora Malaj e cila ka treguar se si ndryshoi stilin e saj të të jetuarit pas diagnostikimit me diabet.
Ajo rrëfeu se ajo vetë nuk ka parapëlqyer të të konsumojë shumë produkte me sheqer të drejtpërdrejte, ama produkte të tjera që ajo ka patur në regjimin e saj ushqimor kanë patur sheqer edhe pse në dukje kanë qenë si jo të tilla.
“Unë diabetin nuk e kam mbi bazën ushqimore. Filloi një obezitet që unë nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte, u shfaqën disa probleme mes tyre edhe diabeti. Unë diabetin e kam patur si rezultat i një stresi shumë prezent në jetën dhe punën time. Stresi të jep uri dhe ndërkohë edhe diabeti që është në fazat e para po ashtu, një uri që ti nuk e kupton sa ushqim konsumon. Ti merr super peshë por ndërkohë nuk ke fuqi”, tha Malaj teksa tregoi se fare rastësisht një mikeja e saj i mati diabetin dhe rezultoi që e kishte 560, dhe prej aty filloi ndryshimi drastik në stilin e saj të të jetuarit qoftë në ushqim, në menaxhimin e stresit, në aktivitetet fizike, në gjithçka.
Nora Malaj theksoi rëndësinë e disa hapave që të gjithë duhet t’i kenë parasysh qofte te fëmijët apo të rriturit, të dimë se çfarë të hamë, cilat produkte janë të dëmshme dhe sasia që duhet të konsumojmë.
Në SHBA ka nisur nisma që “Të trajtojmë sheqerin si duhani”. Në studio u diskutua se është shumë me rëndësi që mbi produktet me sheqer të lartë të ketë etiketa ku paralajmërohet sheqeri. Sipas studimet amerikanët konsumojnë mesatarisht 170 gramë sheqer në ditë nga 50 që është normalja.
bal