ShowBizzz

Anita uron Ramushin për ditëlindjen e 56-të: Faleminderit për burrin që je, vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur

Politikani shqiptar, Ramush Haradinaj, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Deçan, gjersa mbushur 56 vite jetë.

Atij me këtë rast i është bërë një dedikim special nga partnerja e tij, spikerja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj.

Ndër të tjerash, çifti festojnë së bashku edhe përvjetorin e 21-të të martesës.

“Faleminderit për dashurinë që ke, faleminderit për bashkëshortin dhe burrin që je. Gëzuar ditëlindja. Të duam unë, Hana, Gjini dhe Trimi”, u shpreh ajo.

Prezantuesja shtoi: “Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur që të ka ardhur për ditëlindje. Gëzuar përvjetori i martesës edhe pse më ke lodhur pak, po hajt mo 21 vjet edhe lodhet njeri”.

Dyshja kanë bashkë tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj)



ks