Kanë qenë disa ditë mjaft të ngarkuara për Camila Cabello, por nuk do të kishit mundur ta dalloni nga performanca e saj e së shtunës në mbrëmje në skenën tjetër të Glastonbury.
Albumi i katërt i Camila Cabello doli të premten dhe ajo e kaloi javën duke performuar në një mori festivalesh muzikore evropiane dhe afrikane. Ajo mori pjesë për herë të parë në festivalin muzikor Glastonbury.
27-vjeçarja i kënaqi fansat me hitet si Havana dhe Pretty When I Cry. Më pas, ajo i tha BBC-së se ishte “pak nervoze”, sepse nuk kishte luajtur kurrë më parë në Glastonbury.
“Nuk e dija çfarë të prisja, por publiku ishte i mrekullueshëm, ishte një surprizë”, theksoi ajo në prononcimet e saj. “Ne punojmë 10 herë më shumë dhe bëjmë 10 herë më shumë punë për t’u parë, marrë seriozisht dhe respektuar. “Për shkak të kësaj, na është dashur të përshtatemi për të qenë më të fortë dhe më të mirë”.
Cabello u bë e famshëm në “The X Factor USA” në vitin 2012, si artiste solo përpara se bashkohwj me Fifth Harmony. Grupi vazhdoi të bëhej një nga grupet më të shitura të vajzave të të gjitha kohërave, por Cabello u largua në vitin 2016 për të ndjekur një karrierë solo.
bal