Kuriozitete

Pse na vonohet cikli, a duhet të shqetësohemi dhe kur duhet të shkojmë tek mjeku?

Përafërsisht, të gjithë e dimë se kur mund të vijë cikli ynë menstrual dhe sa do të ndikojë në aktivitetet tona të përditshme.

Por, sipas ekspertëve, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh kur vjen puna te cikli, pasi mund të jetë një shenjë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në organizmin tonë, shkruan The Mirror.

Dhe një nga gjëra më të mëdha është të kontrolloni nëse keni humbur një cikël të periodave.

Shumica mund ta mendojnë shtatzëninë ose menopauzën, nëse humbasim një cikël të periodave, por ekzistojnë shumë faktorë që mund të shkaktojnë ndërprerjen e tyre.

Ushqyerja me gji, stresi, stërvitja e tepërt, ndryshimet e shpejta të peshës dhe kontracepsioni hormonal janë ndër gjërat e tjera që mund të shkaktojnë problemet.

Sindroma e vezores policistike (PCOS) gjithashtu mund të jetë një shkak, por priret të vijë me simptoma të tjera si shtimi i shpejtë i peshës, lëkura e prirur ndaj akneve dhe rritja e qimeve në trup.

Bëni një vizitë tek mjeku i juaj nëse nuk keni pasur menstruacionet për tre muaj.

“Ka implikime afatgjata shëndetësore të sindromës së vezores policistike, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin e mukozës së mitrës”, thotë konsulenti gjinekolog Jo Bailey.

Sipas Dr Bailey, një tjetër simptomë që duhet të kontrolloni është një erë e pazakontë në vaginë.

Një erë e lehtë është normale, por gjaku i periodës me erë shumë të pakëndshme mund të tregojë vaginozë bakteriale (BV). Mund të ndodhë gjithashtu kruajtje, djegie ose një ndryshim në sekrecionet vaginale.

“BV ndodh për shkak të një çekuilibri në bakteret e pranishme normalisht në vaginë”, thotë Dr Bailey. Mjekët e përgjithshëm mund t’ju testojnë për vaginozë bakteriale dhe të përshkruajnë antibiotikë.