Orinda Huta ka zbuluar projektin e saj më të ri.
Ajo ka njoftuar se së shpejti do të sjellë podkastin e saj të parë, të titulluar “MAM”. Siç kuptohet nga titulli, ky podkast do të jetë një hapësirë për nënat, të cilat do të ndajnë eksperiencat e tyre për të ndihmuar nënat e tjera.
Kjo risi në vendin tonë me siguri do mirëpritet nga nënat, të cilat do duan të dëgjojnë eksperiencat mbi rritjen e fëmijëve. Mirëpo, ky podcast na kujton atë të Diletta Leotta, moderatores së njohur italiane.