Reperi i njohur shqiptar Getoar Selimi, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 42.
Getoari është padyshim një nga figurat më të dashura për publikun dhe të gjitha këngët e tij janë bërë hite tashmë.
Me rastin e ditëlindjes së tij ai ka marrë shumë urime por më i veçanti vjen nga partnerja Marina Vjollca, e cila i dedikon fjalët më të bukura reperit.
“Sytë e mi ende ndizen sa herë takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos vdesë kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua”-ka shkruar ajo.
Reperi dhe moderatorja janë njohur disa vite më parë , ata e kanë kurorëzuar martesën e tyre me një dasëm madheshtore.
Çifti shfaqen shumë të lumtur në postimet që bëjnë në rrjetet sociale dhe duket se po e shjijojnë akoma më shumë martesën qëkur në jetë ka ardhur e vogla e tyre Marget.
lokimagazine