LifeStyle

Heidi Baci flet për raportin me Donaldin dhe Borën

Mbrëmjen e djeshme  në “Top Arena” ka qenë një e ftuar speciale, Heidi Baci, një prej finalisteve dhe konkurrenteve më të komentuara të “BBV3”.

Rikujtojmë që brenda shtëpisë ajo nisi një romancë me Romeo Veshajn të cilët janë kthyer dhe në çiftin më të komentuar të momentit.

Ajo thekson se është shumë e dashuruar me të dhe nuk ndahen dot nga njeri-tjetri. Ndër të tjera ka treguar se ka takuar familjarët e Romeos.

E pyetur nga moderatori i emisionit Heidi ka folur dhe për raportin me Donaldin dhe Borën.

“Bora dhe Donaldi-Romeo dhe Heidi, ishin një nga u bënë dy çifte. Rivalë apo miq?”: e pyet Edi Manushi.

Heidi i përgjigjet duke thënë: “Miq dhe jam shumë e lumtur, madje as miq por tamam familje. Jam shumë e lumtur që i dua sepse nuk është e mirqenë”

Duket se çiftet kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, në qershor ata kanë kaluar edhe pushimet së bashku në jug të vendit.