ShowBizzz

Dasmë së shpejti? Heidi zbulon planet: Kemi takuar familjarët…!

Heidi Baci ka qenë e ftuar së fundmi në Top Arena dhe ka zbuluar se romanca me Romeon jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri po shkon më së miri, aq sa ajo po pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur..

Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë te gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël”, tha ajo teksa shtoi, 

“Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”.

 



bal