ShowBizzz

Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë, del fotoja e saj me të porsalindurin

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens është bërë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj, lojtarin e MLB, Cole Tucker.

Ylli i High School Musical, 35 vjeç, nuk e ka zbuluar ende datën e lindjes, gjininë apo emrin e të porsalindurit, por familja, tashmë me tre anëtarë, u pa duke u larguar nga një spital në Santa Monica.

Ajo ndau një postim për burrin e saj me këtë rast.

“Gëzuar ditëlindjen copëzës sime të parajsës”, ka shkruar ajo postim, ku shfaqen fotot e çiftit dhe qenit të tyre. “Ti e bën botën një vend më të ndritshëm vetëm duke qenë ti.”

View this post on Instagram

A post shared by 🔮Vanessa Hudgens🔮 (@vanessahudgens)

Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Oscar 2024, në mars, me një fustan të zi të gjatë. Hudgens dhe Tucker u kurorëzuan me një dasmë në xhungël në Tulum, Meksikë.