LifeStyle

6 sjellje në punë që tregojnë se jeni më të ndjeshëm se të tjerët

A jeni personi i parë që qani për çdo histori që dëgjoni në ambientin e punës? Përpunoni me detaje çdo fjalë dhe informacion, pra me pak fjalë jeni “lexues” i çdo ngjarjeje apo historie në ambientin e punës?

“Thënë shumë thjesht, kjo do të thotë që ju keni një sistem nervor më reaktiv. Jeni vigjilentë dhe të vetëdijshëm për sjelljet dhe emocionet e njerëzve të tjerë,” thotë Melody Wilding terapiste sociale.

Por, cilat janë gjashtë sjelljet që ju dallojnë nga kolegët e tjerë për ndjeshmërinë që keni?

#1 Analizoni gjithçka përpara se të merrni një vendim

Njerëzit e ndjeshëm, sidomos në ambientin e punës kanë një veçori që i dallon nga të tjerët, le të themi një nendësi pune “bëje një here të vetme dhe bëje siç duhet”. Ata janë më reflektues dhe më të përgjegjshëm ndaj punës dhe detyrave që kanë. Këta individë analizojnë gjithçka përpara se të reagojnë apo veprojnë për situata të caktuara.

#2 Nuk jeni i/e para që flisni në një mbledhje

Njerëzit e ndjeshëm, sidomos në një vend punë ku rrethohen nga grupe njerëzish, janë shumë dyshues në idetë dhe qasjet e tyre. Ky tipar, i bën ata më të tërhequr në çështjet e prezantimit të strategjive apo ideve që kanë për projekte të ndryshme, ndaj natyrisht janë edhe të fundit që flasin në një mbledhje apo takim me drejtuesit.

#3 Zyrat e hapura është makthi i tyre

Të punuarit në një ambient plotësisht të hapur është problemi më i madh për këta persona. Zhurmat, lëvizjet, dritat e forta janë të gjithë elementë që i shpërqendrojnë nga puna dhe detyrat e tyre.

#4 Kanë nevojë për më shumë pushim gjatë ditës se të tjerët

Të gjithë kemi nevojë për pak minuta pushim gjatë ditëve të vështira të punës, por për njerëzit e ndjeshëm duhet më shumë kohë që truri i tyre të funksionojë mirë. Një studim i vitit 2021 zbuloi se truri i njerëzve të ndjeshëm tregoi një gjendje më të përmirësuar, sidomos pas përfundimit të detyrave dhe projekteve dhe kohës më të gjatë të pushimit.

#5 E kanë më të vështirë t’u thonë “jo” kolegëve

Një nga pikat e forta të tyre është fakti se ata janë është se ata janë të ndërgjegjshëm, të përkushtuar dhe gjithmonë besnik ndaj ambientit të punës. Pikërisht për këto motive, ata e kanë të vështirë të refuzojnë një bashkëpunim, detyrë të caktuar etj.

#6 Njihen si njerëzit më empatikë të skuadrës

Ndjeshmëria në gjithçka që ata bëjnë në punë, i bën këta persona më empatikë, që dallojnë lehtësisht nga gjithë pjesa tjetër e kolegëve në punë. Duke u përpjekur të jenë heronjtë e kompanisë, këta persona kujdesen për të gjithë rreth tyre, nga kolegët, te drejtuesit etj.