Artisti i njohur Çun Lajçi ka publikuar së fundmi një video që ka emocionuar ndjekësit e tij.
Teksa ai është duke kënduar me çifteli në mes të sheshit në Prishtinë, është surprizuar nga këngëtari i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu.
Ndërsa këndon dhe filmon veten, Sabriu shfaqet nga pas duke e dëgjuar me një mimikë që i thotë të gjitha.
Dhe ja pse poetët janë të mëdhenjë edhe pas vdekjes
Rastësia në këngën e vajit për Gjeniun!
– Dhe ja pse të mëdhenjët mbesin të mëdhenjë edhe pas vdekjes, sepse vargjet e tyre flasin për çdo kohë:
Për ty unë befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
dhe rrallë shihemi, sa rrallë…”
Dora e këtyre vargjeve, Kadare, po përcjellej për n’banesën e fundit, unë n’sheshin Nana Tereze po flisja për Koha Vizionin, duke vajtuar n’këngë, e si përdreq afrohet një njeri. Mendoj, çka don ky n’këngën time dhe dua ti them, (e nuk i them), – largohu mos ma prish vajin n’këngë dhe kur e kthej kokën ja gjenarata ime.
Dyzet vite lojë e këngë n’Teatrin Popullor me Sabriun, Sabrianon, e tani në një qytet jetojmë e shihemi vërtet rrallë, oh sa rrallë!
Më përqafoi mallshëm.
Kurrë mos të pafsha të dorëzuar.
Kurrë me dorën shtrirë!
Populli është me ty, jo kuajt e pushtetit më tha, kur e mori librin e “rrugëve të sosura”!
Nera ime t’kishte parë një ditë me çantën plot libra, por s’e kishte marrë guximin me tu afrua, tha, dhe mbi libra i lëshoi tri moneta; – një të gjelbërt dhe dy blu!
Për sot kaq përfundoi shitja i thashë dhe e mbylla kuferin!
Hej, dyzet vite para, në ket shesh i kemi lënë gjurmët e rinisë i thashë, dhe ja tani i plakur po shes libra mbi gjurmët e mia!
O sa rrallë e sa me mall u morem ngryk dhe me sharki n’dorë haperova sheshit!
– Kadare mbetet Kadare, Kala e pa mposhtur dhe vazhdova ecjen me vargun e tij…
Dhe thënje e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”
03.07.2024, shkruan në Facebook Lajçi.
ks