Victoria dhe David Beckham kanë festuar 25 vjetorin e martesës dhe kete e bene, me nje gjest mjaft te vecante: Ata kanë veshur sërish kombinimin “ikonik” të purpurt nga dasma e tyre. Çifti lidhi kurore më 4 korrik 1999, në një ceremoni luksoze në Kështjellën “Luttrellstown” në Irlandë, e cila kushtoi pothuajse një milion paunde. Ata zgjodhën veshje mjaft jokonvencionale për dasmën: fustan dhe kostum lejla, ndërsa në dasmë kanë pasur edhe një “fron”.
Dyshja bënë të pamundurën për të rikrijuar këtë edicion ikonik për 25 vjetorin dhe Davidi ndau me ndjekësit e tij një fotografi të çiftit në Instagram. “Shiko çfarë gjetëm”, bëri shaka David, duke postuar një foto të tyre të ulur në fron.
Dikur, David bëri shaka për veten e tij në Radio 4 Desert Island Discs dhe tha se dukej si një nga djemtë e filmit “Dumb and Dumber”. Gjithashtu, në dokumentarin e tij “Beckham” ai ka reflektuar për veshjen vjollcë duke thënë: “Po mundohem të kujtoj se kur vendosa të vesh një kostum lejla dhe nuk e di kur ndodhi. Mendoj se e kam ndjekur Victorian në këtë, por çfarë po mendonim?”.Në fillim të lidhjes së tyre, çifti dallohej nga veshjet e tyre të koordinuara.
bal