Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka dhënë së fundmi mendimin e saj për ndeshjet që ka zhvilluar Shqipëria në Euro 2024.
Në një intervistë për “Eurokampionët”, artistja thotë se i ka përcjellë me admirim të gjitha ndeshjet e kombëtares.
Megjithatë, ajo thotë se ka pritur më shumë nga futbollistët, por që tifozët kanë qenë shumë të zjarrtë.
“Ndeshjet e Shqipërisë i kam përcjellë me admirimin më të madh, edhe mund të them që bukurinë ia kanë shtuar tifozët shqiptarë. Më kanë dhënë adrenalinë të mirë, super pozitivitet, mendoj që kanë dhënë shembull fantastik, sa i përket tifozërisë”, u shpreh ajo.
E njëjta theksoi: “Shpresova që Shqipëria do ta kalojë bile edhe një hap tutje, por ja që kjo nuk ndodhi. Prej futbollistëve kam pritur më shumë, jo pak por goxha më shumë”.
Ndonëse nuk ka shumë informacione për sport, Braha shtoi se ka qenë një atmosferë e mirë.
Nga ana tjetër, ajo po vazhdon me angazhimet në muzikë si me projekte ashtu edhe me ahengje muzikore.