LifeStyle

Kam gjithçka, por nuk jam e lumtur!

“ Të kesh dhe të Jesh “ dy koncepte sa të ndryshme por që kanë një ndikim thelbësor në mirëqenien psikologjike!

E megjithatë, “Të kesh” nuk është domosdoshmerisht siguria për një Jetë të lumtur.

Ti mund të kesh një familje, një partner që e do dhe të do shumë, miq të vertetë, mund të kesh para, punë që të bën të ndihesh mirë, suksese të realizuara e projekte që presin te realizohen nga ti, por në thelb a je ti e lumtur me gjithcka bën dhe gjithcka që të rrethon?

A ndihesh ti e përmbushur? A ndihesh ti në paqe me veten? A ndihesh ti e sigurt me njerezit,miqtë,familjarët, kolegët, me të gjithe keta aktorë që përbëjnë rrethin social, shoqëror dhe emocional tëndin?

Apo ata shërbejnë si një burim stresi për ty?

Të mirat materiale influencojnë jetët e gjithësecilit nga ne sepse padyshim ato sigurojnë dhe garantojnë mbijetesën tonë. Na bëjnë të ndihemi më te qetë e më te sigurt me veten, më te fortë në sy të të tjerëve duke na e forcuar vetbesimin.

Por, a mjaftojnë përpjekjet tona për “ Te pasur sa më shumë” përgjatë gjithë rrugëtimin tonë jetësor për të na dhuruar kënaqesine dhe lumturinë?

A e garanton lumturinë, kënaqesia që vjen përtej asaj që ne posedojmë?

Përmbushja materiale sigurisht që na ben të ndihemi mirë, ndihmon në rritjen e cilësisë së jetës.

Por mos harrojmë se është nje proces, një dukuri natyrale dhe njerëzore që e zhvillon momentin e saj në terma të shkurtër, që zgjat shumë pak!

“ Lumturia është një gjendje e brendëshme me të cilën punohet çdo ditë.. që shkon përtej “ Të Pasurit”! Lumturi do të thotë “Të Jesh”, “Të ndjesh”, “ Të Jetosh”!

Eshte psikologjikisht e shëndetëshme “ Të Jesh” e të mësosh “ Të Kesh “ më pak për tu fokusuar mbi ekzistencën, Jetën tonë, mbi gjithcka që ndjejmë, mbi vet Jetën.

Jetojmë në epokën materialiste ku qenia njerëzore priret drejt materiales për të mbërrirë lumturinë! Nëse gjithmonë përqendrohemi mbi tendencën për “ Të Pasur” sa më shumë të mira materiale, kufiri drejt esenciales bëhet tejet i paqartë.

Sa më shumë priremi të kemi, aq më pak rrezikojmë të ndjejmë!

Dhe për rrjedhojë, kur ti ndjen se “ Je me të vërtetë “ , ti nuk ke më nevojë te “Kesh” përtej limiteve sepse të “Jesh” dhe të bëhesh ajo që ti do të jesh, është gjithçka që të duhet për të qenë e Lumtur!