Hedi Baçi e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.
Brenda shtëpisë së BB3 Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nisën një romancë dashurie e cila duket se po ecen mirë edhe jasht.E pyetur për dashurinë Heidi nuk nguron të na tregojë se është shumë e dashuruar dhe se të dy ata nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.
Në mes të kësaj bisede moderatori e pyet Heidin dhe për marrdhënien që ajo ka me Borën dhe Donaldin.
Moderatori: Bora dhe Donaldi-Romeo dhe Heidi, ishin një nga u bënë dy çifte. Rivalë apo miq?”
Heidi: “Miq dhe jam shumë e lumtur, madje as miq por tamam familje. Jam shumë e lumtur që i dua shumë.”
Ndër të tjera Heidi shton se ka takuar edhe prinderit e Romeos po ashtu edhe gjyshërit e tij ku thekson se është kënaqur shumë.
“Të keqen nëna”- më thonte gjyshja, vijon Heidi.