LifeStyle

“Muaj pa bërë se ks”, burri ‘shokon’ me rrëfimin – ankohet për gruan e tij se…!

efundit

Një burrë ka rrëfyer problemet me jetën seksuale.

Ai tregoi se seksi me gruan e tij është bërë i mërzitshëm.

Burri u ankua për gruan e tij, derisa kërkoi këshillë nga psikologia e “The Sun”, përcjell “Bota sot’.

Rrëfimi i plotë

E dua gruan time me gjithë zemër, por më ka ngopur jeta jonë e mërzitshme dhe e lodhshme seksuale.

Gjithçka që dua është të ndihem sërish pranë saj, por sa herë që bëhemi intimë, ndihet si një punë e përditshme dhe ajo refuzon të flasë për t’i ndezur gjërat.

Unë jam 52, ajo është 49 dhe ne jemi martuar për 20 vjet.

Gjatë viteve të fundit, shkëndija seksuale mes nesh ka vdekur.

Ne shpesh kalojmë javë, nëse jo muaj pa bërë seks, dhe kur e bëjmë duket sikur ajo mezi pret që të përfundojë.

Çdo herë është i njëjti pozicion i vjetër misionar dhe nuk është kurrë argëtues apo spontan. Madje ajo përpiqet të shmangë edhe puthjet dhe paralojën.

Jam përpjekur të flas me të për eksperimente dhe gjëra të reja, por ajo nuk pranon as të përfshihet në bisedë.

Jam i humbur. Çfarë mund të bëj?

Përgjigja e psikologes: Të mbash gjërat argëtuese dhe emocionuese në një martesë afatgjatë nuk është e lehtë dhe mund të marrë shumë kohë, vëmendje dhe dashuri.

Sa më gjatë që të dy ta injoroni këtë çështje aq më keq do të bëhet.

Gjeni një moment për të folur me të për mënyrën se si ndiheni. Tregojini asaj sa shumë e doni dhe ju mungon intimiteti që keni ndarë dikur.