Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, ka festuar ditëlindjen dje. Edhe pse nuk i tregon aspak vitet që ka mbi shpinë, artistja fryu 43 qirinj.
Sakaq nuk kishte si të mungonte një urim për të, nga një prej mikeshave më të mira të saj.
Bëhet fjalë për Çiljetën, miqësia e të cilave nisi brenda formatit të “Ferma VIP”, e cila vazhdoi dhe pas përfundimit të emisionit.
“Elsa ime. Mu bëfsh edhe 100 vjeç sot”, shkruan “krushka” e saj, Çiljeta, me pamje nga një kërcim i tyre në ambientet e Fermës.
ks