ShowBizzz

Diola Dosti flet për lidhjen me Erolldin: Është njeri që di të të…

Diola Dosti, ish banorja e BBV ka folur së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë me Erolld Belegun.Diola tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj dhe e quan ndjenjën midis tyre dashuri e “maturuar”.

Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.

Ajo tha se e ka kuptuar menjëhere kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda sëbashku.

E pyetur në emision se si i ka marrdhënet me ish-banorët e BBV Diola tha se edhe pse nuk dalin për dreka apo darka bashkë ruajnë një komunikim mjaft të mirë .

“Kemi qënë një familje aty brënda, nuk mund ti shoh me një sy tjetër ish-familjarët e mi”-përfundon ajo.

Kujtojmë që Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda sepse ai e tradhtoi sipas nutricionistes.