Ka disa të famshëm në botë që njihen për karakteristikat e zërit të tyre të thellë dhe të lartë, si Miley Cyrus apo aktori Morgan Freeman. Por, në dallim nga ta, një studim i fundit tregon se njerëzit me zë të ulët janë më tërheqës dhe më të prirur për të qëndruar në një marrëdhënie afatgjatë. Për më tepër, burrat me zë të ulët shihen si më të seriozë dhe kanë prestigj, krahasuar me të tjerë, sipas ekipit studiues të universitetit Penn State.
“Zëri i lartë e bën një person të duket me prestigj dhe intimidues, diçka që jo të gjithë partnerët në një lidhje e pranojnë,” thotë profesori David Puts.
Komunikimi vokal njihet si një nga karakteristikat më të rëndësishme të njeriut. Ndërsa, thekset dhe tonet tona ndryshojnë shumë, është lartësia aspekti më i dukshëm i zërit, sipas Puts.
“Të kuptuarit se si lartësia e zërit ndikon në perceptimet shoqërore mund të na ndihmojë të kuptojmë më gjerësisht marrëdhëniet shoqërore, si i vlerësojmë të tjerët për statusin e tyre dhe si i zgjedhim bashkëshortët tanë,” shpjegoi ai.
Në një hulumtim të fundit, studiuesit zgjodhën dy regjistrime zanore të burrave dhe dy të grave, të gjitha duke përsëritur të njëjtën fjali. Nga këto regjistrime u përzgjodhën vetëm 12 të tilla, të cilat iu treguan 3,100 personave në 22 vende të botës dhe të cilëve iu kërkua t’u përgjigjeshin pyetjeve se cili zë dukej më tërheqës, flirtues, intimidues dhe të jepte idenë e prestigjit.
Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit burra dhe gra nga të gjitha kulturat preferonin zërat më të ulët për një marrëdhënie afatgjatë.
Tiparet mashkullore si zëri i thellë dhe mjekra te burrat u vlerësuan si shumë të spikatura nga pikëpamja sociale, ndërsa gratë që flisnin me një ton zëri të ulët u panë si më të sigurta edhe me më vetëbesim.
Pra, të dyja këto qasje konfirmuan faktin se partnerët që ruajnë një ton zëri të pranueshëm, mbi të gjitha të ulët, kanë më shumë shanse që të kenë një marrëdhënie afatgjatë.