Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0, i dha fund rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024. Kështu që djemtë e Kombëtrares janë shpërndarë. Disa në vendet ku jetojnë e kanë familjen e disa kanë nisur pushimet.
Thomas Strakosha, shumë i komentuar për paraqitjen në fushë, po aq edhe në jetën private, është arratisur për pushime në Mykonos, i njohurin ndryshe si “ishulli i milarderëve”.
Por me këtë udhëtim ai ka shtuar dyshimet për krisjes e marrëdhënies me partneren e tij prej më shumë se 4 vitesh. Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.
Nga ana tjetër, modelja Esther Adjoa Asiédu ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como, Itali, me mikeshat e saj.
Postimet e portierit të Kombëtares dhe modeles Esther krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme në rrjetet sociale. “Zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje dhe hipoteza se çifti po kalon një krizë në marrëdhënie.